!!! Speciální stránka pro zadání nové zoo, doplnění či opravu stávajících údajů  !!!  •  !!! Special page for entering a new zoo, addition or correction current info !!!
 
Zoopark Tiranë
 
     
  Rreth Parkut Zoologjik të Tiranës  
            Kopshti Zoologjik, i vetmi park zoologjik publik në Shqipëri, është ndërtuar në vitet 1960-1961, sipas një projekti të hartuar nga specialistë të huaj. Fillimisht është ndërtuar galeria qëndrore, ku gjatë viteve janë ekspozuar kafshë si: rriqebulli, ujku, dhelpra, sorkadhja, shqarthi, qelbësi, ketri, baldosa, kaprolli, gjarpëri, etj, si dhe shpendët si: shqiponja, pelikani, kalqyqja, huta, skifteri, bufi, lejleku, thëllënxa, shkurtëza, fazani, korbi, etj.

          Më pas në Kopshtin Zoologjik u ndërtuan edhe basenet ujore (liqenet e vogla ku u ekspozuan shpendë si: mjellmat, rosat e egra dhe u kultivuan peshku i kuq dhe krapi. Kopshti Zoologjik u pasurua me pavionin e zogjve, ku rriteshin për ekspozim si dhe tregëtim zogj si: kanarina, pëllumba të butë, gardelina, papagaj, të cilët u pasuruan me pavionet e pallojve dhe fazanëve.

          Që prej nisjes së funksionimit dhe deri në fillim të tranzicionit në vitin 1990, Kopshti Zoologjik dallohej për trajtimin dhe ekspozimin e shumëllojshmërisë së kafshëve dhe shpendëve nga zona të vendit, në mirëmbajtjen e gjelbërimit në tërësi dhe të liqeneve, bisedkave, urave dhe çesmave dekorative në veçanti. Gjatë kësaj periudhe janë trajtuar 32 lloje kafshësh dhe 12 lloje shpendësh, ndërsa është investuar shumë pak për pasurimin e tij me kafshë dhe shpendë ekzotikë.

          Pas viteve 1990, për mungesë fondesh, kujdesi dhe vëmendje filloi degradimi i Kopshtit Zoologjik. Gjatë viteve 1994-1995 u krye rikonstruksioni i galerisë qëndrore për të cilën u shpenzuan 350.000 $. Falë këtij investimi ky pavion u bë më funksional dhe i përshtatshëm për qëndrimin dhe ekspozimin e kafshëve. Gjatë kësaj kohe u sollën nga jashtë kafshë të reja si: luani, tigri, majmuni dhe lamat. Në vitin 1995 filloi ndërtimi i guvës së arinjve që përfundoi në 2007 dhe u popullua me tre arinj. Në 1998 u krye rikonstruksioni i pavionit të pallojve tek i cili strehohen lamat.

          Pas këtyre viteve nisi sërish degradimi i Kopshtit Zoologjik, investime të pakta, i harruar nga të gjithë dhe me kafshë “të plakura” që rëndoheshin dita ditës.

          Me krijimin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Kopshtit Zoologjik (Tirana Zoo Park) ju rikthye sërish vëmendja e munguar prej vitesh. Filloi puna për rehabilitimin e këtij territori, riparimin e stolave e gjithçka që ishte në gjëndje të mjerueshme. Në qershor këtij kopshti iu shtua dhe Shtëpiza e Lepujve, kaq e dashur për vizitorët e vegjël.

Burimi: faqja zyrtare e Agjencisë së parqeve dhe rekreacionit (2017)

 
   
WZD - Worldwide Zoo Database
2009 - 2019
Zdroje a autoři: WZD, oficiální stránky ZOO, oficiální tiskové a jiné materiály ZOO (není-li uvedeno jinak); Datum poslední aktualizace: 24. 12. 2019
Sources and authors: WZD, official websites of ZOO, official printed and other matters of ZOO (if it is not stated otherwise); Date of last actualization:24. 12. 2019
Všechny části tohoto webu (včetně obrázků, videí apod.) podléhají copyrightu autorů.   •   All parts of this website (including images, videos, etc.) are subject to copyright of authors.